Chelsea do tia vazhdojë kontratën Drogbas
Londër, 21 maj - Kryetari i Chelseat, Bruce Buck, ka bërë të ditur se klubi do të fillojë bisedimet me Didier Drogban për vazhdimin e kontratës.
Sulmuesit nga Bregu i Fildishtë i skadon kontrata në fund të muajit të ardhshëm, mirëpo ai ka qenë njeriu kryesor i triumfit të Bluve në Ligën e Kampionëve, prandaj drejtuesit e klubit dëshirojnë që ta mbajnë në ekip.
Didier është një lojtar i ndeshjeve të mëdha dhe e tregoi këtë sërish. Ai është një djalë i mirë, një lojtar i shkëlqyer, ka thënë Buck për The Mail on Sunday, duke shtuar se shefi ekzekutiv i Chelseat, Ron Gourlay, do të bisedojë me agjentin e lojtarit.
Ne duhet ta bëjmë më të mirë për klubin futbollistik të Chelseat, ndërsa Didier duhet ta bëjë atë që është më e mira për të, ka shtuar Buck.