Chelsea do tia paguajë Napolit 58 milionë euro për Edinson Cavanin
Londër, 25 qershor - Napoli dhe Chelsea kanë arritur marrëveshje për shitjen e Edinson Cavanit.
Klubi anglez, i udhëhequr në bankinë nga Jose Mourinho, do tia paguajë atij italian një shifër prej 58 milionë eurosh, një shumë kjo inferiore nga ajo që parashihet në klauzolën e shkëputjes së kontratës së tij.
Siç njofton gazetari italian Massimo DAlessandro, në emisionin Notte Azzurra në Radio Marte, përfaqësuesi uruguaian do të paguhet 8,5 milionë euro në vit, me të drejtën komplete të marketingut. Pra, bashkë me të drejtën e imazhit, El Matador do ta kalojë 10 milionëshin në vit.