Chelsea do të kërkojë Marchision
Londër, 12 mars - Claudi Marchisio nuk po luan dhe për këtë arsye nuk po ndihet i lumtur tek skuadra e Juventusit.
Sami Khedira deh Miralem Pjanic janë zgjedhja e parë e trajnerit Massimiliano Allegri dhe kjo ka bërë që Chelsea të hyjë në garë dhe të kërkojë Marchision, shkruan Calciomercato.
Londinezët e Chelsea po e monitorojnë situatën e mesfushorit italian dhe do ta shfrytëzojnë këtë mundësi për ta transferuar lojtarin në Stamford Bridge.