16 Maj 2024

Chelsea bën ofertë të dytë për Torres, 60 milionë funte

Londër, 29 janar - Chelsea dëshiron që ta nokautoj Liverpoolin me një ofertë prej 60 milionë funtesh për ta transferuar sulmuesin Fernando Torres.

Liverpooli kishte bërë të ditur me anë të një zëdhënësi se ka refuzuar një ofertë prej 40 milionë funtesh të Chelseat për sulmuesin spanjoll, mirëpo Roman Abramovich nuk e ka ndërmend të dorëzohet.

Pos ofertës prej 60 milionë euro për Liverpoolin, Chelesa mendon t\'ia ofrojë Torresit kontratë deri në vitin 2015 me përfitime 160 mijë funte në javë, 50 mijë funte më shumë se sa fiton tani te The Reds.

Mirror njofton se kjo ofertë e Abramovich pos që vjen në shenjë të tentimeve të shtuara për transferimin e supersulmuesit spanjoll, është poashtu sinjal për të gjithë kritikët se ai po vazhdon të kujdeset për klubin.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)