Chelsea arrin marrëveshje me Tiemoue Bakayoko
Klubi londinez ka arritur marrëveshje personale me lojtarin, i cili ka pranuar të transferohet në Stamford Bridge gjatë verës.
Për Bakayokon është interesuar edhe Manchester United, por dëshira e lojtarit ka qenë të luajë për Blutë e Londrës.
Në javët në vazhdim trajneri Antonio Conte do të takohet me drejtuesit e Monacos për të mësuar shumën që ata kërkojnë për ta liruar 22-vjeçarin.