Chelsea, 40 milion euro per Kaka

Londër, 22 maj - Skuadra e Chelsea do të bëjë një ofertë për brazilianin Kaka.
Gazeta AS ka raportuar se menaxheri Carlo Ancelotti ka dhënë dritën e gjelbër për ti bërë ofertë për ish-futbollistin e Milanit.
Kaka mund të zëvendësoj futbollistët Dekon dhe Kolin, të cilët edhe pritën të largohen nga skuadra.
Bëhet e ditur se shuma që parashihet të ofrohet për futbollistin brazilian, Kaka është 40 milionë euro.