Chelsea, 30 milionë për Pastoren
Londër, 25 mars - Bosi i Chelseat, Carlo Ancelotti, është tejet i interesuar që ta transferojë yllin e Palermos, Javier Pastoren.
Mirror shkruan se Ancelotti dëshiron ta transferojë mesfushorin ofensiv argjentinas gjatë kësaj vere.
Palermo ia ka vënë një klauzolë prej 60 milionë funtesh 21 vjeçarit, i cili po kërkohet edhe nga Barcelona dhe Real Madridi.
Megjithatë, Ancelotti beson se Pastore mund të transferohet me gjysmën e shumës që kërkon Palermo, pas shpenzimeve marramendëse prej 80 milionë funtesh në janar për transferimet e David Luiz dhe Fernando Torres.