Chelsea, 150 milionë për transfere
Londër, 31 dhjetor - Bosi i Chelseat, Andres Villas Boas, ka mundësi të shumëfishta për këtë afat kalimtar dimëror, pasi ka një fond të mundësuar nga presidenti Roman Abramovich prej rreth 150 milionë funtesh.
Daily Express shkruan se Villas Boas ka fonde të mjaftueshme për katër transfere të mëdha gjatë janarit.
Tashmë Gary Cahill është transferuar për 7 milionë funte në Stamford Bridge dhe emrat tjerë të lakuar janë Luka Modric për 30 milionë funte dhe anësori i jashtëzakonshëm i Portos, Hulk, që ka një klauzolë prej 100 milionë eurosh.