23 Dhjetor 2024

Chelsea, 100 milionë funte për Kaka dhe Torres

Londër, 5 korrik - Menaxheri i Chelseat, Carlo Ancelotti, ka arritur ta bindë pronarin Roman Abramovich, që t’ia sigurojë 100 milionë funte për afatin kalimtar veror, para me të cilat ai do të transferonte Ricardo Kakan e Real Madridit dhe Fernando Torresin e Liverpoolit.

Kaka ka aluduar në të kaluarën se mund të mos gjente vend në formacionin e Jose Mourinhos, ndërsa për transferimin e tij, Ancelotti ka gati 50 milionë funte, me të cilat do të tentojë ta kthejë ish-yllin e Milanit në radhët e veta, pasi që Ancelotti beson se mund ta rikthejë brazilianin në formën më të mirë.

Problemi i vetëm i trajnerit italian është Mourinho, që në këmbim pos parave do të kërkonte ndonjë nga lojtarët e Chelseat.

Nga ana tjetër, Chelsea pritet të testojë Liverpoolin me një ofertë prej 50 milionë funtesh për sulmuesin kryesor, Fernando Torres, pasi që përkundër ardhjes në krye të Roy Hodgson, Liverpooli thuhet të ketë ende vështirësi të mëdha financiare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)