26 Dhjetor 2024

Çfarë presim nga Kampionati i Kosovës

Shkruar nga Agim Tahiraj

Boksi është prej sporteve më të vështira dhe shumë herë sjellë edhe emocione të mëdha. Të jesh boksier është një punë shumë e madhe, sepse duhet të jesh tepër i përgatitur kur futesh në ring, se ndryshe mund të pësosh ndonjë nokaut.

Sporti i shkathtësive bujare po përcillet me kërshëri të veçantë nga dashamirët më të flaktë dhe gradualisht pritet të rrisë edhe më shumë numrin e shikuesve.

Muajin nëntor si gjithmonë pritet të sjellë shumë turne e gara të ndryshme dhe që boksierët e talentuar të sprovojnë veten. Në fundjavën që vjen pritet të mbahet Kampionati i Kosovës për juniorë dhe seniorë.

Të gjithë e presim këtë kampionat, sepse mund të dalin në sipërfaqe edhe disa nga talentet që mund të llogarisim shumë në të ardhmen.

Të gjithë shpresojmë se do të jetë nga kampionatet më të mira se vitet e kaluara, duke pasur parasysh të gjitha rrethanat që po zhvillohen.

Klubet duket se janë mirë të përgatitura, secila ka boksierët e saj që llogaritë të arrijnë suksese në kategoritë e ndryshme.

Në fakt, kemi boksierë me përvojë të gjatë dhe që do të kërkojnë fitore, faktikisht të fitojnë kampionatin. Trajnerët kanë mobilizuar boksierët e tyre me të cilët llogarisin të marrin pjesë në kampionat. 

Ndryshe, të gjithë besojnë  shpresojnë se do të fitojë ai që e meriton, ai që ka kualitet dhe jo në anën e fatit sportiv.

Pse e themi fati sportiv? Ndodhë që boksieri mos të ketë ditën e vetë, por është më i miri, por nuk i shkon ndoresh dhe humb nga ai që nuk është në kualitetet e tija.

Në sport janë këto të mundshme, por e mira prej të mirave është se është kampionat me plotë kuptimin e fjalë që do të mbahet mend nga organizimi dhe cilësia. 

Mbi të gjitha le të mbizotërojë edhe fair-play dhe do të jemi dëshmitarë edhe të meçeve të forta e me kualitet.

E veçanta do të jetë se secili boksierë do të jetë i përgatitur ashtu si e kërkon edhe niveli i garës dhe t’i japin ngjyrë ashtu si i ka hije këtij sporti me renome që gjithmonë ka sjellë trofe, medalje e suksese të shumta nga rrafshi ndërkombëtarë.

 Kemi një gjeneratë të re, premtuese dhe që po angazhohet me mish e më shpirt për të dëshmuar cilësinë në ring. Kemi disa klube që kanë boksierë të spikatur pa i numëruar me emra, por që do të shihen në praktikë, pra në Kampionatin e  Kosovës. 

Besoj e shpresoj se të gjithë do ta dalin të kënaqur me nivelin e boksierëve dhe të organizimit të kampionatit, njëkohësisht edhe me shikueshmëri.

/Autori është trajner i klubit të boksit e kick-box Rigoro nga Prishtina dhe gjyqtar i boksit/ 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)