Cesar refuzon Milanin
Milano, 10 prill - Portieri brazilian Julio Cesar i ka mbyllur derën Milanit. Ish-portieri i Interit dhe tashmë i skuadrës angleze Queens Park Rangers, përflitej se gjatë verës do të kthehej në Milano, për të nënshkruar me ekipin nga San Siro.
Mirëpo vet Cesari i ka mohuar këto pohime Gazzetta dello Sport.
Ai ka thënë se e pëlqen shumë Italinë, mirëpo ka respekt të madh për ish-skuadrën Interin, dhe për këtë arsye nuk mund të kalojë te Milani.
Interi mbetet skuadra e zemrës, edhe pse sipas tij nuk është trajtuar mirë.