Certifikohet gjyqtarja e parë kosovare në tenis
Në mesin e 14 të certifikuarave është edhe teniserja e njohur, Ardiana Qorraj që njëherësh është femra e parë në Kosovë që certifikohet sipas programit të ITF-së.
Qorraj, ka thënë se ky trajnim është një hap i rëndësishëm për tenisin kosovar.
Ky trajnim ka qenë i mirëseardhur, pasi është një hap i madh për tenisin kosovar drejt arenës ndërkombëtare. Andaj jam e kënaqur, sepse jam e vetmja femër në Kosovë që jam certifikuar sipas programit të IFT-së, tha Qorraj.