Celtic Glasgow ofron 500 mijë euro për Hamdi Salihin
Londër, 10 janar - Gazeta skoceze Evening Times, ka njoftuar së klubi i njohur i futbollit të këtij vendi, Celtic Glasgow, është duke duke bërë një lëvizje për të marrë nga Rapidi i Vjenës sulmuesin e kombëtares shqiptare, Hamdi Salihi.
Vetë trajneri i kësaj skuadre, Neil Lennon, e ka konfirmuar interesin për shërbimet e golashënuesit shqiptar, i cili ishte i lidhur me një kalim të mundshëm te Celtic edhe në vitin 2010.
Salihi, i mbiquajtur bombarduesi, e ka mbushur më së miri boshllëkun e lënë në klubin austriak pasi Nikica Jelaviç u shpërngul te Rangers Glasgow, duke shënuar 44 gola në 70 ndeshje.
Ndërkohë, gazeta tjetër britanike, Daily Record, ka shkruar për të njëjtin transferim të mundshëm të Hamdi Salihit tek skocezët. Madje, ajo citon edhe një shifër, prej 500.000 euro, që Rapidi i Vjenës kërkon në këmbim të lënies së lirë të sulmuesit shqiptar.
Vetë trajneri i austriakëve, Peter Shëtel ka konfirmuar se sulmuesi shqiptar është i vendosur të largohet këtë muaj: \"Salihi është në rrugën e largimit nga klubi austriak, pas dështimit për të rënë dakord për një zgjatje të kontratës\", u shpreh tekniku i Rapidit,
Dhe, duke ditur se në verë i përfundon kontrata me Rapidin, drejtuesit e klubit austriak po nxitojnë dhe janë të gatshëm të pranojnë një shumë prej vetëm 500.000 euro, sepse mund të mos marrin asgjë në verë.