Cavani vazhdonë karrierën në Ligën Premier
Paris, 15 korrik - Sulmuesi i Paris Saint-Germainit, Edinson Cavani, dëshiron ta vazhdojë karrierën në Ligën Premier.
Sky Sports njofton se uruguaiani i ka thënë agjentit të tij që të arrijë marrëveshje me ndonjë klub anglez.
Manchester Unitedi dhe Chelsea janë klubet e interesuara për shërbimet e 27-vjeçarit.
Gjatë qëndrimit në Brazil me kombëtaren e tij, Cavani refuzoi të mohonte largimin nga PSG.
Në futboll, kurrë nuk i dihet. Gjithçka mund të ndodhë. Një ditë je në një skuadër, ditën tjetër mund të jesh te një tjetër, pati deklaruar ai.