07 Maj 2025

Cavani nuk do të shitet

Napoli, 27 qershor - Drejtori Sportiv i Napolit, Riccardo Bigon, ka thënë se skuadra nga Seria A nuk do ta shesë sulmuesin Edinson Cavani këtë verë.

Uruguaiani ka joshur vëmendjen e klubeve si Manchester City dhe Juventusi pas paraqitjeve të tij të shkëlqyeshme për napolitanët sezonin e kaluar, por Bigon e ka bërë të qartë se uruguaiani nuk është në shitje.

“Mund të konfirmoj se Cavani nuk është për shitje për asnjë çmim. Presidenti ia ka bërë të qartë çdokujt se çfarë mendon për transferimin. Dhe Edi, po ashtu, ka qenë shumë i qartë për synimet e tij për të qëndruar te Napoli”.

“Ne nuk kemi planifikuar asnjë takim për të diskutuar të ardhmen. Nuk ka nevojë për biseda për këtë çështje. Ne kemi raporte shumë të ngushta me Edinson”, ka thënë Bigon për Corriere dello Sport.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)