Cassano të luajë ndaj Fiorentinas
Napoli, 5 prill - Antonio Cassano i është afruar edhe më shumë rikthimit në ekipin e parë të Milanit, pasi ka marrë pjesë në një ndeshje stërvitore të mërkurën.
Sulmuesi italian nuk është duke luajtur që nga nëntori kur iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjike në zemër, ndërsa mjekët e Federatës italiane ia kanë dhënë dritën e gjelbër për ta rikthyer karrierën e tij.
Pas pjesëmarrjes në stërvitje, janë përhapur spekulime se atij mund ti jepet rasti i rikthimit në ndeshjen e të dielës kundër Fiorentinas.