Cassano shumë pranë Inter
Milani, 26 korrik - Kalimi i Antonio Cassano te Inter nuk është më një fantazi e merkatos. Siç shkruan "La Gazzetta dello Sport", dashuria e vjetër mes barezit dhe ziklatërve mund të rikthehet sërish nga një moment në tjetrin.
Arsyeja e parë është presidenti Massimo Moratti, i cili gjithmonë e ka pëlqyer Cassanon. Arsyeja e dytë janë shitjet e Ibrahimoviç dhe Thiago Silva që nuk kanë lënë shije të mirë te sulmuesi italian.
Pritet edhe mendimi i trajnerit Andrea Stramaccioni, i cili Antonio Cassanon e sheh shumë mirë përkrah Wesley Sneijder.
Të presim e të shohim nëse Cassano do të lerë Milanin për rivalët e përjetshëm të Inter apo jo.