Cassano nuk do të luaj më futboll
Milano, 1 nëntor - Sulmuesi i Milanit, Antonio Cassano, është goditur nga një iktus në tru. Ky është përfundimi në të cilin kanë arritur mjekët, pas analizave që u kryen pas një shqetësimi që futbollisti ndjeu ditën pas fitores së arritur ndaj Romës.
Milani nuk ka komentuar ende, por lajmi i publikuar fillimisht nga Agjensia Italiane e Lajmeve, ANSA, është tashmë në të gjitha faqet e mediave italiane.
Mbetet ende për të mësuar se çfarë do të deklarojnë mjekët, por nëse diagnoza do të konfirmohet, atëherë karriera e Cassanos mund të ketë marrë fund.
Një iktus është një gjendje fiziologjike e rrezikshme e shkaktuar nga mpiksja e gjakut në enët që furnizojnë trurin ose nga bllokimi i tyre për arsye të ndryshme. Format më të rënda të iktusit janë vdekjeprurëse.
Cassano u ndie keq në mbërritjen në Milano pas transfertës së Romës. Në daljen nga avioni, ai pati një këputje dhe për pak nuk i ra të fikët.
I shoqëruar me urgjencë në spital, mëngjesin e së hënës, gjendja e lojtarit paraqitej e mirë dhe numri dy i klubit, Adriano Galliani, u nxitua duke folur vetëm për një rënie tensioni dhe për një rikuperim të shpejtë të lojtarit.
Sipas ANSA-s, në orët në vazhdim do të ketë informacione të reja rreth gjendjes së Cassanos.
Ndërkohë, një miku i lojtarit konfirmoi gjendjen e tij të mirë shëndetësore, në një prononcim për mediat rreth orës 20:00 të së hënës. Mjekët nuk duken veçanërisht të shqetësuar dhe kjo është një shenjëe mirë, u shpreh ai.