Cassano: Jam lojtar i Milanit
Milano, 18 dhjetor - Sulmuesi i Sampdorias, Antonio Cassano, ka zbuluar se ai ka pranuar ofertën e Milanit dhe se do tu bashkohet Rossonerëve jo më larg se muajin e ardhshëm.
Cassano e konfirmoi transferimin te gjiganti milanez në emisionin televiziv, Striscia La Notizia. Ai pranoi poashtu të veshte fanellën e Milanit të ofruar nga gazetari Mario Stafelli, ndërsa për fanellën u shpreh, Nuk është e keqe, apo jo? Më shkon përshtati.
Ai shtoi, Kush nuk do të pranonte një ofertë nga Milani? Ai është ekipi më i madh në historinë e futbollit. Te Real Madridi ishte katastrofë e vërtetë, le të shohim çfarë do të ndodhë ditët e ardhshme. Ka edhe disa detaje qe duhet të finalizohen.