Cassano drejt Turqisë, te Feneri
Prishtinë, 22 prill - Antonio Cassano dhe Interi janë të destinuar ti japin lamtumirën njëri-tjetrit në fund të sezonit.
Sipas asaj që raporton e përditshmja sportive italiane \"Il Corrierre dello Sport\", raporti i krisur mes tij dhe trajnerit Andrea Stramaccioni e ka shtyrë presidentin e Interit, Massimo Moratti, që ta nxjerrë në merkato sulmuesin barez.
Menaxheri i tij, Giuseppe Bozzo, po punon për ti gjetur një skuadër të re lojtarit në fund të sezonit. Për momentin, ofertat e para për të kanë ardhur nga Katari dhe Turqia.
Fenerbahçe ka nisur bisedimet me ekipin e Interit për të transferuar në Turqi sulmuesin italian.