Cassano do të mbetet një lojtar i Inter
Madrid, 27 shkurt - Antonio Cassano është dhe do të mbetet një lojtar i Inter. Siç është raportuar nga e përditshmja torineze "Tuttosport", Massimo Moratti do të jetë aq i lumtur me punën e "FantAntonio", sa të ketë filluar tashmë të mendojë për një zgjatje të kontratës deri në vitin 2015 me talentin barez.
Beppe Bozo, agjenti i lojtarit, tashmë ka filluar të negociojë për këtë me zikaltrit.
Ndërkohë, barezi thuhet se ka kapur shtesë kontratës ekzistuese edhe një bonos pothuajse prej 200 mijë eurosh.
Marrëveshja me Interin parashikon një premisë të tillë, që nëse arrin të sënojë 20 gola dhe të japë asiste vendimtare për gola, kontrata do ti zgjatet.
Me pak fjalë, Cassano ka treguar se ende mund të jetë një lojtar i madh në një skuadër të madhe me këtë vlerësim. Topi pastaj shkon në "portën" e Interit, që me të drejtë nuk ka ndërmend ta humbasë një lojtar të cilësisë së tij.
Negociatat për ripërtëritjen e kontratës aktuale kanë nisur edhe për shkak se kontrata e tij aktuale përfundon në qershor 2014.
Ish sulmuesi i Barit, Romës, Real Madrid, Sampdorias dhe Milan është dhe do të mbetet një lojtar i Interit, teksa marrëveshja mund të jetë një çështje javësh.