Casillas: Nuk jam spiuni i Realit
Madrid, 15 tetor - Kapiteni i Real Madrid, Iker Casillas, shfrytëzoi rrjetin social Facebook për të komunikuar me tifozët "Los Blancos" dhe për të sqaruar pozicionin e tij pas zërave të shumtë në media që e kanë vënë në qendër të polemikave, ndonëse ato nuk ekzistojnë.
"Muajt e fundit, pa e vënë re, jam përfshirë në probleme të ndryshme... Nuk kam festuar për një gol të shënuar sepse ndihem i trishtuar! Njerëzit që më njohin e dinë mirë se nëse shënojnë një gol por na duhet të bëjmë më shumë, hidhem përpjetë."
"Një ditë tjetër thonë se nuk mbështes shokun tim të skuadrës, Cristiano Ronaldon. Në të vërtetë unë jam një tifoz i lojës së tij. Thonë gjithashtu se jam spiuni i skuadrës. Dhe kur, pas 13 vjetësh në klubin më të madh në botë. Kjo është jashtë çdo logjike", shkruan në Facebook spanjolli.
Më pas dyshimet mbi marrëdhëniet mes Casillas dhe Jose Mourinhos i sqaron vetë kapiteni i Realit.
"Unë dhe Mourinho nuk e mbështesim njëri-tjetrin? (Nëse është dikush që vlerësoj, ai është trajneri im, që e ka kthyer skuadrën në rrugën e suksesit.) Edhe diçka tjetër: Thonë që në ballkonin tim kam një flamur të Spanjës. (Por harrojnë që është ballkoni i fqinjit tim)", vijon Casillas.
Iker Casillas e mbyll letrën e hapur për tifozët duke shkruar se shpreson që gjithçka të shkojë mirë në sport, sepse është ajo çka dëshiron më shumë.