Casillas, lojtari më i mirë i Kampionatit Botëror 2010
Madrid, 5 tetor - E përditshmja sportive Marca e ka emëruar portierin spanjoll të Real Madridit, Iker Casillas, si lojtarin më të mirë të Kampionatit Botëror, Afrika e Jugut 2010.
Spanja u shpall fituese e kampionatit më të rëndësishëm të futbollit gjatë verës që shkoi, ndërsa gazeta madrilene e ka vlerësuar lartë kontributin e portierit të Los Blancos, Iker Casillas, duke ia dhënë trofeun Marca.
Jam shumë i kënaqur, mirëpo bashkëlojtarët e mi, trajnerët dhe tifozët e meritojnë po ashtu këtë (nderim). Ishte një grup i jashtëzakonshëm, është shprehur 29-vjeçari për faqen zyrtare të Realit.
Ndërkohë, FIFA si futbollist më të mirë të Kampionatit Botëror e shpalli sulmuesin uruguaian të Atletico Madridit, Diego Forlan, ndërsa asokohe Casillasit iu nda çmimi Doreza e Artë, për intervenimet e tija vendimtare në finale.