08 Maj 2025

Casillas kërkon edhe tetë vite në Real

Madrid, 14 shtator - Kapiteni i Real Madridit, Iker Casillas ka bërë të ditur se planifikon të përfundojë karrierën në klubin që ka përfaqësuar prej kur ishte fëmijë.

31 vjeçari debutoi për Realin në moshën 18 vjeç dhe është shprehur i gatshëm të qëndrojë në Santiago Bernabeu deri në ditën kur tërhiqet nga futbolli. “Do të ishte ëndërr e realizuar të përfundoja karrierën në Real”, deklaroi Casillas i cili si fëmijë iu bashkua akademisë së klubit në Castilla.

\"Kisha privilegjin të filloja kur isha nëntë vjeç. Koha ecën shpejt, por jam vërtet i kënaqur me gjithçka që më ka dhënë Real Madridi dhe me atë që kam dhënë unë për klubin”, deklaroi Casillas për mediet spanjolle.

Pas 630 paraqitjeve me Real Madridin, Casillas ka fituar dy trofe të Ligës së Kampionëve, dy Kupa Interkontinentale, pesë tituj në La Liga, një Copa del Rey, një Superkupë të Evropës dhe dy tri Superkupa të Spanjës. Ai po ashtu fitoi një Kampionat botëror dhe dy tituj të kampionit të Evropës me Spanjën.

“Trembëdhjetë vite kanë kaluar e shpresoj edhe në shumë të tjera. Kontrata ime skadon kur do të jem 36 vjeç, por ëndrra ime është të pensionohem me 39”, përfundoi ai.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)