Casillas dëshiron rol zyrtar te Reali

Madrid, 29 dhjetor - Kapiteni i Real Madridit, Iker Casillas, shpreson të qëndrojë i lidhur me klubin gjatë gjithë jetës së tij.
Casillas shpreson atij ti ofrohet ndonjë rol jashtë fushe te Real Madridi, kur të vendosë të heqë dorë nga loja aktive.
Në të ardhmen do të doja të jem sërish i lidhur disi me botën e futbollit dhe sipas mundësive te Real Madridi.
Mendoj se kam pasur mundësi të përjetoj përvoja të mëdha, të cilat do të doja tua përcjell gjeneratave të tjera, ashtu që ata të mund ta shijojnë futbollin dhe jetën siç e kam bërë unë, ka thënë kapiteni i Realit.