Casano do të operohet në zemër
Milano, 2 nëntor - Futbollisti i Milanit, 29-vjeçari Antoni Casano do ti nënshtrohet një operacioni në zemër. Lajmet e fundit që vijnë nga Poliklinika e Milanos dhe klubi i Milanit konfirmojnë këtë gjë.
Kasano humbi ndjenjat pasi u kthye nga transferta e Romës dhe për disa orë as foli dhe as fjeti. Mjekët dyshonin për një Ictus dhe me sa duket ndërhyrja kirurgjikale do të jetë zgjidhja e vetme.
Karriera e barezit tani mund të vihet në pikëpyetje të madhe megjithëse presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi e hodhi poshtë këtë fakt.