Carrera rrezikon burgun, akuzohet për vrasje
Trajneri aktual i kampionëve të Italisë do ti duhet që shumë shpejt të dalë para gjykatës, jo për baste apo trikume ndeshjesh por për vrasje.
Gjatë festimeve të vitit të ri 2011, Carrera akuzohet se ka aksidentuar për vdekje, në Autostradën A, dy 23-vjeçare: Chiara Varani dhe Patricia Paninformi.
Tekniku bardhezi do të duhet të paraqitet më 9 tetor para togave të zeza ku dhe do të mësohet fati i tij.