Carlos Dunga dha dorëheqje
Johanesburg, 3 korrik - Kampioni i pesëfishtë i botës në futboll, përfaqësuesja e Brazilit mbeti pa përzgjedhës e trajner, pasi Carlos Dunga dha dorëheqje menjëherë pas humbjes nga Holanda dhe eliminimi nga Botërori 2010.
Ish lojtari i përfaqësuese së Brazilit edhe më herët kishte paralajmëruar largimin nga timoni i Kombëtares pasi kareokët të përfundojnë pjesëmarrjen në Afrikën e Jugut, por i tërë Brazili futbolldashës ka pritur se kjo do të ndodhë më 12 korrik, një ditë pas ndeshjes finale të kampionatit botëror Afrika e Jugut 2010.