Carlo Ancelotti vazhdon të insistojë për Kaka
Paris, 7 prill - Kaka? Sigurisht që do të më pëlqente ta kisha në skuadër. Në rast se Reali do të vendoste ta nxirrte në shitje atëherë ne do të ishim prezent, - ka deklaruar tekniku i skuadrës së Paris Saint-Germain Carlo Ancelotti.
Trajneri italian edhe një herë tjetër nuk e ka fshehur dëshirën e tij për të pasur në organikën e ekipit mesfushorin brazilian të talentuar.
Kujtojmë se në kohët e Milanit të dy së bashku kanë fituar të gjithë trofetë e mundshme.
Nuk mendoj se Reali do ta lërë të lirë. Vështirë se Rikardo Kaka të lëvizë nga Madridi, e megjithatë si me të ashtu dhe pa të, sërish kualiteti në skuadër nuk mungon. Madje ambiciet dhe motivimi ekzistojnë për të qenë kampion të Francës që në këtë sezon, - përfundon Ancelotti.