Capello, Rusia ofron 7 milionë euro në vit

Moskë, 5 mars - Fabio Capello është një prej trajnerëve më të kërkuar në qarkullim.
Momentalisht italiani është i përqendruar që të drejtojë Anglinë drejt triumfit në Kupën e Botës, por pas rezultateve të mira me Tre Luanët, propozimet nuk kanë munguar.
Një prej ofertave më interesante është ajo e Rusisë. Presidenti i ri i federatës, Sergei Furshenko, e ka takuar Capellon gjatë ndeshjes Çelsi-Siti dhe i ofroi 7 milionë euro rrogë në vit, një shifër më e lartë nga sa trajneri përfiton aktualisht.