Capello: Nuk kam kontaktuar me Anzhin
Saint-Moritz, 14 shkurt - Ish-trajneri i Anglisë, Fabio Capello, ka mohuar spekulimet se ka pasur takim me zyrtarët e Anzhi Makhachkalas.
Mediat ruse kanë raportuar të dielën se italiani ka udhëtuar në Moskë për të filluar negociatat me klubin rus.
Unë jam në Saint-Moritz. Takimi i vetëm që kam është të hënën e ardhshme, në Bologne, për të marrë një çmim, ka thënë Capello për LEquipe.
Spekulimet se ish-trajneri i Juventusit dhe Real Madridit do ta marrë drejtimin e Anzhit u përhapën pasi Yuri Krasnozhan u largua pas vetëm dy muajsh në postin e trajnerit.