Capello largon Beckham nga kombëtarja
Londër, 13 gusht - Trajneri i Anglisë, Fabio Capello deklaron se ai nuk do ta marrë më David Beckham për të luajtur në një kompeticion tjetër ndërkombëtar.
Italiani dëshiron të ndërtojë një skuadër me lojtarë më të rinj se mesfushori 35 vjecar. I pyetur nëse Beckham është në skemat e tij, Capello është përgjigjur:
Jo, më duhet ndryshim. David është një lojtar fantastik, por mendoj se na duhen lojtarë të rinj për të ardhmen.
Capello tha se Beckham mund të luajë edhe njëherë me Anglinë në Uemblli, në mënyrë që të ndahet me fansat e tij.
Nëse ai është i aftë, unë shpresoj që të luajë edhe një ndeshje këtu në Uemblli, kështu që fansat ti thonë lamtumirë, ka shtuar Capello.