Capello i thotë "Jo" Interit

Londër, 21 qershor - Deri në momentin e fundit dukej se Interi kishte arritur të rrëmbente Fabio Capellon nga Kombëtarja Angleze por në këtë mes ka ndërhyrë vetë Federata Angleze e Futbollit që ka thënë fjalën e fundit e cila isht një "Jo".
Vetë Drejtori i Përgjithshëm i Interit, Marco Branka kishte deklaruar se bisedimet mes Interit dhe Capellos po shkonin drejt udhës së mbarë dhe nga momenti në moment pritej vetëm zyrtarizimi.
Por kjo gjë nuk ndodhi pasi ka ndërhyrë vetë Federata Angleze e Futbollit ku ka thënë fjalën e fundit duke e blinduar Capellon tek Kombëtarja Anglze deri në përfundim të kontratës.
Kjo ka bërë Interin dhe Morattin të medojë seriozisht për të gjetur një trajneri për ekipin e tij ku tashmë kanë ngelur shumë pak alternativa