Capello e ka të vështirë të jetojë në Rusi
Moskë, 10 tetor - Fabio Capello ka pranuar se po ka shumë vështirësi të adaptohet në rrethin e ri, por është i vendosur ti tejkalojë të gjitha sfidat, pasi synon që Përfaqësuesen e Rusisë ta kualifikojë në kampionatin botëror Brazili 2014″.
Ish-seleksionuesi i Përfaqësueses së Anglisë, Capello, në krye të ekipit të Rusisë ka zëvendësuar holandezin Dick Advocaat pas dëshpërimit në Euro 2012″.
Mirëpo, strategu italian deri më tash ka dështuar plotësisht të mësohet me jetën në Rusi.
Gjithçka është e shkruar në sllavishte dhe për mua është vështirë të lexojë apo ta mësojë këtë alfabet. Gjithmonë kam nevojë për përkthyes dhe kjo për mua vështirëson shumë gjërat për të thënë atë që duhet ta them, u shpreh Capello.
Nganjëherë e gaboj plotësisht fjalën dhe për këtë arsye kam shumë vështirësi këtu në Rusi, pasi ende nuk jam adaptuar dhe nuk jam i sigurt se kur do të adaptohem.