Capello drejt largimit nga Anglia
Londër, 12 shtator - Edhe pse kualifikimi për në Europianin e ardhshëm të vitit 2012 për Anglinë është vetëm, një hap larg, fati i Fabio Capello në drejtim të \"Tre Luanëve\" është sërish i pasigurt.
Drejtuesit e Federatës Angleze janë duke organizuar një plan emergjence për t′i besuar skuadrën teknikut të Tottenham, Harry Redknapp.
\"Një takim me anglezin sipas People Sport është arritur tashmë, ku në këtë mënyrë tekniku italian mund të rrezikojë që ta përfundojë aventurën e tij tek përfaqësuesja angleze pak muaj para skadencës së kontratës\".