07 Maj 2024

Cannavaro fton Ronaldinhon të Al Ahli

Dubai, 30 dhjetor - Kapiteni i ekipit Al Ahli, Fabio Cannavaro, e ka këshilluar yllin e Milanit, Ronaldinho, që t’i bashkëngjitet atij në Dubai.

E ardhmja e brazilianit vazhdon të jetë mjaft e përfolur, derisa thuhet se ai mund të transferohet te skuadra e tij e dikurshme, Gremio, gjatë afatit kalimtar të janarit.

Ndërkohë, mbrojtësi i dikurshëm i Interit, Juventusit dhe Real Madridit, Fabio Cannavaro, ka thënë se Ronaldinho duhet të transferohet në Dubai.

“Unë jam shumë i lumtur në Dubai, është një përvojë e jashtëzakonshme dhe jo vetëm për motin. Këtu ka shumë mundësi për lojtarët që dëshirojnë të vijnë këtu, dhe unë do t’i këshilloja lojtarët si Ronaldinho që të vijnë në Dubai”, ka thënë Cannavaro gjatë një konference për shtyp para ndeshjes kundër Milanit në kuadër të Emirates Airline Challenge Cup.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)