Cana në janar largohet nga Lazio
Lazio, 3 dhjetor - Lorik Cana po përballet me një situatë të vështirë tek Lazio. Pas barazimit 0-0 ndaj rumunëve të Vasluit, rezultati ka irrituar tifozët e Lazios të cilët e quajnë blerje të dështuar kapitenin e Shqipërisë.
Cana është aktivizuar 90 minuta titullar mbrëmjen e së enjtes, por duket se performanca e tij ka marrë një dush të ftohtë në përfundim të sfidës. Mediat italiane aludojnë largimin në janar në shenjë reagimi të klubit ndaj pakënaqësisë së tifozëve.
Në radhën e pare te pritjes është ish-ekipi i Canes, Marseille që sipas një sondazhi kanë preferuar të rikthejnë ish-kapitenin e tyre, një lider gjatë viteve 2005-2009.
Sipas gazetës Corriere della Sera, shifra prej 1.7 mln euro në sezon është e lartë dhe e rrezikshme, për një futbollistë që ndaj Vasluit flitet se ka pasur provën e fundit.