Cambiasso te Interi edhe për shumë vite
Milano, 6 mars - Agjenti i Esteban Cambiassos ka thënë se klienti i tij është prekur shumë nga fishkëllimat e tifozëve gjatë barazimit prej 2-2 ndaj Catanias, megjithatë ai nuk e ka në plan që të largohet nga Interi.
Mesfushori bëri një paraqitje jo të kënaqshme në Giuseppe Meazza, ndërsa shumëkush mendon se 31-vjeçari do të jetë tepricë kur zikaltrit ta riformojnë skuadrën.
Megjithatë, Peppino Tirri mendon se argjentinasi ka edhe shumë për ti dhënë Interit. Agjenti ka thënë për i se fishkëllimat iu drejtuan klientit të tij, megjithatë kishin të bëjnë me formën e përgjithshme të skuadrës.
Ai ende do të jetë një pikë reference për Interin në vitet e ardhshme, ka sqaruar Tirri.