Callejon transferohet te Napoli

Napoli, 8 korrik - Joze Maria Callejon tashmë është futbollist i Napolit ndërsa sulmuesi 26-vjeçar do të largohet brenda javës nga Reali i Madridit për tiu bashkuar skuadrës së Rafa Benitezit.
Sipas AS, Napoli ka paguar një shumë prej 10 milionë eurosh për të transferuar Joze Maria Callejon.
Callejon është transferuar në Real Madrid dy vjet më parë nga Espanyol me një shumë prej 5.5 milionë euro.