Buxheti i Barcelonës, 40 milion euro
Barcelonë, 9 shkurt - Zëvendës-presidenti i financave të Barcelonës, Javier Faus ka thënë se Blaugranët kanë në dispozicion vetëm 40 milion euro për transferimin e lojtarëve në afatin kalimtar veror.
Barcelona një kohë të gjatë është duke e kërkuar kapitenin e Arsenalit, Cesc Fabregas, por me vetëm 40 milion euro siç duket Blaugranët nuk do ta transferojnë atë.
Klubi nuk mund të shpenzojë më shumë se 40 milion euro. Sezonin e kaluar ne kemi bërë një ofertë prej 40 milion euro për Cesc Fabregas ofertë kjo që është refuzuar nga Arsenali, tha Faus për RAC-1.