Busquets e ngrit në qiell Fabregasin dhe Arsenalin

Barcelonë, 15 shkurt - Mesfushori spanjoll i Barcelonës, Sergio Busquets duke folur për ndeshjen ndaj Arsenalit që zhvillohet ditën e merkurë në kuadër të Ligës së Kampionëve, ka thënë se do të jetë një ndeshje e madhe për faktin se të dyja skuadrat kanë futboll të ngjashëm në mes veti.
Shikuesit mund të shohin një lojë të mirë. Arsenali ka një filozofi të lojës që ngjanë shumë me filozofinë tonë. Ata gjithmonë synojnë të mbajnë topin dhe janë shumë të shpejtë dhe kanë futbollistë të mëdhenj. Fabregas? Cesc ka një vizion të madh, dhe është një kampion i vërtet, ka deklaruar Busquets.
Skuadra e Pep Guardiolas llogaritet favorit për ketë ndeshje, por në anën tjetër topçinjtë dunë ti befasojnë me eliminim.