Bundesliga kërkon karton të gjelbër në futboll
Berlin, 20 shtator - Federata e Futbollit e Gjermanisë ia ka konfirmuar suspendimin mesfushorit ofensiv të Hannoverit, Szabolsc Huszti.
Hungarezi kishte hequr fanellën dhe ishte ngjitur në rrethoja për të festuar golin e fitores për Hannoverin (3:2) në ndeshjen e fundjavës kundër Werder Bremenit.
Ai për heqjen e fanellës ishte ndëshkuar me karton të verdhë, ndërsa për ngjitje në rrethoja me një të verdhë tjetër dhe do të mungojë në ndeshjen e fundjavës kundër Hoffenheimit.
Këtë edhe e prisnim, ka thënë drejtori sportiv i Hannoverit, Joerg Schmadtke.
Por ky rast ka krijuar bujë në Bundesligën gjermane. Një pjesë e madhe e skuadrave të Bundesligës po kërkojnë që pos kartonit të verdhë e të kuq, të prezantohet edhe kartoni i gjelbër. Ky karton të jepej për thyerje më të lehta të rregullave.
Si shembull është rasti në hokej: në atë sport lojtari duhet të dalë dy minuta jashtë lojës për një karton të gjelbër