Bundesliga, Bayern arrin Leverkusen në krye
Munchen, 8 shkurt - Kampionati gjerman i futbollit tashme ka dy skuadra kryesuese pasi, Bayern Munchen ka arritur rivalet e Bayer Leverkusen dhe tani ndodhen në të njëjtën kuote në vendin e parë më 45 pikë.
Bayern mori fitoren e tetë radhazi ne Bundeslige, pasi mposhti në transferte Wolfsburg 1-3. Holandezi Robben i dha një avantazh të shpejtë bavarezëve duke shënuar në porten e vendasve që në minuten e dytë.
Por skuadra e Van Gaal shtoi diferencen kur mbrojtesi Van Buyten dyfishoi rezultatin me një gol me kokë dhe pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat. Në fraksionin e dytë francezi Ribery shënoi serish për Bayern-in 11 minuta pasi u fut në fushë.
Ndërkohë Leverkusen u ndal 1-1 në transferten ndaj Bochum ndërsa Schalke barazoi 0-0 me Freiburg-un.