Bufon në dilemë për zgjatjen e kontratës
Torino, 11 dhjetor - Portieri i Juventusit, Xhanluixhi Bufon ka deklaruar se është afër nënshkrimit të marrëveshjes së re me klubin e tij.
Patjetër duhet të bisedoj për zgjatjen e marrëveshjes. Unë do të doja që kjo kontratë të ishte me më shumë vite. Në rast se do të jetë i shkurt, unë do të vendos për qëllimet e mija. Megjithatë, jemi afër nënshkrimit të marrëveshjes së re, ka theksuar Bufon.
Kontrata e tij me Juventusin e Torinos i skadon gjatë verës së vitit të ardhshëm. Bufon ka luajur 100 ndeshje me Juventusin në kupat evropiane, ndërsa 338 ndeshje në kampionatin vendor.
Juventus tani mban pozitën e parë në tabelën e klasifikimit të ligës italiane, me 4 pikë më shumë se Interi.