Buffon synon 50 ndeshje këtë sezon

Torino, 21 korrik - Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon, ka thënë se ai synon që të bëjë 50 paraqitje për Juventusin dhe Italinë në sezonin 2012/2013.
Unë nuk mund ti pres bashkëlojtarët e mi të kthehen nga pushimet, pasi ka shumë ditë që skam qenë në fushë. Unë ia kam vënë vetes synimin që të luaj 50 ndeshje këtë sezon me Juventusin dhe Italinë. E di se mund ta bëj këtë.
Ne jemi klubi më i madh në itali dhe kemi drejtorë të mirë. Giuseppe Marotta është i shkëlqyer në punën e tij dhe e di se çfarë të bëjë, kështu që jam i relaksuar dhe kam besim të plotë në klub, ka thënë Buffon.