Buffon edhe tre vjet në Juventus
Torino, 19 nëntor -Portieri italian, Gianluigi Buffon ka konfirmuar për shtypin italian se do të qëndrojë në Juventus edhe tre vjet, duke theksuar se është i lumtur në Torino.
Kontrata e portierit me përvojë mbaron në fund të këtij sezoni, por deklaroi se është vetëm çështje kohësh para se me kampionët aktualë të vazhdojë bashkëpunimin deri në vitin 2016.
\"A ka ndonjë problem me rinovimin e kontratës sime, jo? Aspak. Nuk ka dilema, do të qëndroj në Juventus edhe tre vjet të tjera,\" për \"Tutosport\", tha portieri 34-vjeçar, i cili ka ardhur në radhët e Zonjës së Vjetër në vitin 2001 nga Parma dhe që atëherë për bardhezinjtë ka luajtur në më shumë se 400 lojëra zyrtare.
Pas 13 javëve, Buffon me Juventusin kryeson tabelën e Serie A me 32 pikë, përkatësisht ka katër pikë më shumë se i dyti, Interi.