Buffon e Chiellini mund të shiten gjatë verës
Torino, 27 mars - Duke qenë se gjasat e Juventusit për tu kualifikuar në Ligën e Kampionëve janë shumë të vogla, mediat italiane raportojnë se Zonja e Vjetër planifikon të shesë disa lojtarë në fund të sezonit, për të grumbulluar para për transferimet e reja.
Sipas Corriere dello Sport, arritjet e bardhezinjve pritet të jenë disa nga emrat e tillë, si Michel Bastos (Lyon), Alexis Sanchez (Udinese), Giuseppe Rossi (Villarreal), Neymar (Santos), Jeremy Menez (Roma), Andrea Poli (Sampdoria) etj.
Mirëpo, për ta bërë këtë, Juventusi duhet të grumbullojë para me shitjen e disa lojtarëve kryesorë, e të tillë janë Gianluigi Buffon (që është në interes të Arsenalit, Romës, Manchester Unitedit apo Manchester Cityt) dhe Giorgio Chiellini (për të cilin interesohen Manchester Unitedi dhe Real Madridi).