Bruno Biancucchi i talentuar si Messi
Barcelonë, 10 mars - Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, duket se ka një kushëri që është po aq i talentuar sa ai, gjithnjë sipas gjyshit të sulmuesit argjentinas.
Sipas Antonio Cuchitinit, 13 vjeçari Bruno Biancucchi, i cili luan për akademinë e Renato Cesarinit në Rosario, ka të gjitha cilësitë për tu bërë sikurse kushëriri i tij i madh Lionel Messi.
Kam një nip tjetër, nga një tjetër vajzë e imja, i cili është vëllai i dy fëmijëve tjerë të saj që luajnë në Paraguay dhe i cili luan sikurse Leo Messi. Bruno ka frikë. Ai nuk dëshiron të largohet sikurse Messi që tani nga Argjentina. Ai ka frikë se e marrin në Evropë dhe ai nuk mund ta shohë më nënën. Ai e do shumë atë, u shpreh gjyshi i Messit.