Bruno Alves drejt Juventusit

Torino, 30 qershor - Skuadra e Juventusit, patjetër që kërkon të transferojë një mbrojtës me klas të lartë, gjatë kësaj vere, dhe si duket ka gjetur një kandidat mjaftë të fortë sa i përket kësaj pozite.
Bëhet fjalë për qendër-mbrojtësin e Zenitit, Bruno Alves i cili shkëlqeu me Portugalinë në këtë Europian, pra Euro 2012.
Falë formës së mirë që kishte përkrah Pepes, Juventusi tani do të hap bisedimet me Zenitin i udhëhequr nga Luciano Spalleti, për Bruno Alves.