Brovina boton monografinë “Futbollit i Kosovës 1919-2019”
Prishtinë, 3 shkurt - Shtëpia botuese “Orfeu” nga Prishtina ka njoftuar se sapo është botuar monografia “Futbolli i Kosovës 1919-2019” nga doajeni i gazetarisë kosovare, Azem Brovina.
Projekti shumëvjeçar i Brovina për ta përmbledhur brenda një libri historinë njëshekullore të futbollit kosovar, sublimon përpjekjen hulumtuese shumëvjeçare të autorit Azem Brovina, si profesionist i disiplinuar dhe rigoroz në fushën e gazetarisë sportive.
Ky libër për shumë arsye është i veçantë, sepse është i shkruar mjeshtërisht, i argumentuar me gjuhën e fakteve dhe të statistikave, dhe si i tillë i tejkalon kornizat e një historie sporti.
Monografia e Brovina, në fakt është historia gjithëpërfshirëse e futbollit tonë, e cila, si e tillë, ka qenë hallkë e munguar e kronikës njëshekullore të Kosovës.